top of page

Vitabiotics – Wellman original

1500 LekëPrice
Quantity

Energji, shëndet dhe vitalitet

Wellman Original është një formulim gjithëpërfshirës me mbi 29 bio-elementë. Wellman është e prodhuar për meshkujt që duan të mbajnë një nivel optimal të ushqyerit gjatë stërvitjes, ato që duan të mbështesin shëndetin riprodhues ose dhe për mirëmbajtjen e shëndetit dhe vitalitetit në tërësi. Në në ndryshim nga të tjerët është një multivitaminë e formuluar veçanërisht për meshkuj.

Suplement origjinal për meshkuj

Wellman është ndryshe nga një vitaminë normale pasi formula e tij është e posaçme për shëndetin e meshkujve e bazuar në kërkime ndërkombëtare, kështu që disa lëndë ushqyese janë mbi referencat e vlerave ushqyese. Ndërsa ky suplement ofron një burim të të gjithë vitaminave dhe mineraleve kryesore, gjithashtu përmban Ginseng Siberian, Co-enzyme Q10 dhe aminoacide.

Sistemi imunitar

Një sistem i shëndetshëm imunitar është i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Wellman përshin vitaminat A, C, D, B6 dhe B12 me acid folik dhe bakër që ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Sport & Ushtrime

Për të qenë në krye të lojës ju nuk duhet të jeni i lodhur. Wellman ofron acidin pantotenik dhe magneziumin që reduktojne lodhjen. Radikalet e lira rriten në numër gjatë stervitjes. Vitamina B2, C dhe E me mineralet bakër, selenium dhe zink kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Shëndeti riprodhues

Wellman ofron zink i cili kontribuon në riprodhimin normal dhe në mirëmbajtjen e nivelit normal të niveleve të testosteronit në gjak. Formula gjithashtu përfshin selenium që kontribuon në spermatogjenezën normale. Meqë meshkujt humbasin rreth 5mg zink gjatë ejakulimit, një shtesë e mirë zinku është e rëndësishme. Folati, hekuri, magnezi dhe vitamina B12 kanë rol në ndarjen qelizore.

  • Pa ngjyrues artificialë

  • Pa gluten

  • Pa konservantë

  • Pa kripë ose maja

  • Nuk është i testuar në kafshë

  • I përshtatshëm për vegjetarianë

  • Wellman mund të vazhdohet për sa të jetë e nevojshme

Përdorimi: Përdorni një kapsulë në ditë me vaktin tuaj kryesor

    bottom of page