top of page

Vitabiotics – Ultra Vitamin D 1000 IU

1500 LekëPrice
Quantity

Ultra Vitamin D siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit. Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.

Vitamina D sintetizohet nga trupi gjatë eskpozimit në diell. Sidoqoftë shumë pjesë të botës nuk marrin sasinë e mjaftueshme të rrezeve të diellit, dhe në shumë vende me diell, personat e kufizojnë ekspozimin për shkak të efekteve negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV. Kjo gjë ka sjellë ulje te nivelit te vitaminës D në shumë vende të botës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar tani rekomandon që cdo person që nga lindja të marrë një suplement të vitaminës D.

Cfarë është Vitamina D?

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna e gjetur në ushqime si kërpudhat, peshku, gjalpi dhe e verdha e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që janë më të gjera më shumë se cdo vitaminë tjetër.

Ajo kontribuon në:

  • Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve

  • Përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit

  • Funksionimin normal të muskujve

  • Nivele normale të kalciumit në gjak

  • Funksionimin e sistemit imunitar

  • Procesin e ndarjes qelizore

Për personat mbi 60 vjec, është parë se marrja e përditshme e vitaminës D nga të gjithë burimet ndihmon në reduktimin e rënies lidhur me paqëndrueshmërine posturale dhe dobësine e muskujve. Rrëzimi është një faktor rreziku për fraktura të kockave për meshkujt dhe femrat mbi 60vjec.

Perdorimi: Këshillohet marrja e një tablete në ditë.

  • E përshtatshme për vegjetarianë

  • Pa ngjyrues artificialë

  • Pa konservantë

  • Pa laktozë

  • Pa gluten

  • Pa kripe ose maja

  • Nuk është e testuar në kafshë

    bottom of page