top of page

vitabiotics pregnacare original

2200 LekëPrice
Quantity

Vitabiotics Pregnacare Original

Pregnacare është zhvilluar me kujdes nga ekspertët në mënyrë që të gjitha nivelet e përbërësve të jenë brenda niveleve të sigurta për shtatzëninë. Një formulim i zhvilluar me 19 vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme shumë të rëndësishme gjate shtatzanisë. Përmban 400µg acid folik dhe 10µg vitaminë D, siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

I përshtatshëm për vegjetarianët Nuk ka ngjyra artificiale, konservues, maja, laktozë apo xhelatinë. Pa gluten Pregnacare nuk është testuar te kafshët

  • Sasitë e rekomanduara të acidit folik dhe vitaminës D


    Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon për nënat e ardhshme një sasi ditore prej 400mcg acid folik që nga momenti që fillojnë tentativat pë shtatzani deri në javën e 12 të saj. Kjo është ekzaktësisht sasia që përmban Pregnacare.


    Suplementi i acidit folik rrit nivelin e folatit tek nënat. Një nivel i ulët i folatit është faktor rrisku në zhvillimin e problemeve në tru, shtyllë kurrizore dhe palcë kurrizore tek fetusi. Acidi folik vjen në ndihmë edhe pas javës së 12-të pasi kontribuon në rritjen e gjëndrrave mamle gjatë shtatzanisë.


    E rëndësishme: Disa formulime të suplementeve për shtatzani nuk përfshijnë sasinë ekzakte të vitaminës D (10mcg) të rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar për të gjithë nënat shtatzanë apo ato që ushqejnë me gji.

  • Më shumë se acid folik – me vitaminë B12 dhe minerale të rëndësishme


    Shumë studime kanë treguar rëndësinë e marrjes të sasisë së saktë të një numri vitaminash dhe mineralesh gjatë gjithë shtatzanisë por dhe si kujdes i mëtejshëm. Pregnacare mundëson një shumëllojshmëri shtesash ushqimore për një mbulim sa më të gjerë të nevojave të nënave, por të gjitha në sasi të balancuara me kujdes. Përfshin vitaminë B2, B6 dhe B12 që ndihmojnë në formimin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut.

  • Pregnacare shmang dozat e larta të hekurit që nuk janë të rekomanduara


    Ndryshe nga shumë suplemente prenatale të hekurit, Pregnacare është formuluar specifikisht me një nivel të moderuar të hekurit. Nivele të larta të hekurit nuk janë të rekomanduara me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga mjeku.

  • Përpara shtatzanisë


    Pregnacare rekomandohet dhe përpara shtatzanisë në mënyrë që trupi të grumbullojë rezervat e nutrienteve të nevojshëm siç është dhe hekuri. Kjo gjë është e nevojshme për të përgatitur trupin për kërkesat e shtuara gjatë shtatzanisë. Shtesa ushqimore të caktuara si, acidi folik, vitamina B12 dhe zinku janë veçanërisht të rëndësishme që në momentet e para të shtatzanisë. Zinku ndihmon në normalizimin e fertilitetit ndërkohë që vitamina B12 ndihmon në formimin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut dhe ka rol në proçesin e ndarjes qelizore.

  • Për gjatë të gjithë shtatzaninë


    Një ushqyerje e mirë dhe e plotë me të gjithë shtesat ushqimore të nevojshme është e rëndësishme jo vetem në 12 javët e para port gjatë të gjithë shtatzanisë. Përdorimi i Pregnacare mund të fillojë në çfarëdo kohe gjatë shtatzanisë.

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni një tabletë në ditë , pa e përtupur të shoqëruar me pak ujë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Të merret pas ushqimit. Ju mund të merrni Pregnacare gjatë të gjitha fazave të shtatzënisë.

Kjo formulë gjithëpërfshirëse zëvendëson multivitamina të tjera Pregnacare. Nuk ka nevojë të merrni një multivitaminë shtesë.

    bottom of page