top of page

Vitabiotics – Liverel Original

3800 LekëPrice
Quantity

Vitabiotics Liverel Original

Liverel është i vetmi suplement që kombinon ekstraktin e Artiçokës me N-acetilcisteinën, Kolinën dhe L-Glutationin, me vitamina të tjera dhe mikronutrientë. Një përzierje e balancuar multivitaminash, mineralesh dhe produktesh bimore, me ekstraktin e Artiçokës që ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të mëlçisë. Organet në trupin e njeriut siç është mëlçia funksionojnë në mënyrë optimale vetëm kur përmbushen kërkesat e tyre për nutrientë. Përdorimi i shtesave të nutrientëve, siç është Liverel, është i rëndësisë së veçantë sidomos për individët që nuk i plotësojnë këto kërkesa për nutrientë.

Mëlçia ka shumë funksione ku përfshihen largimi i mbetjeve të dëmshme, ruajtja e nutrientëve për çlirimin e tyre atëherë kur trupi e ka të nevojshme dhe për të ruajtur vitalitetin dhe mirëqënien e trupit. Liverel është formuluar që të ofrojë:

Funksionim normal të mëlçisë

  • Liverel është një formulë e avancuar me ekstrakt të Artiçokës që kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të mëlçisë dhe tretjes normale.

Mbrotjen e qelizave

  • Përmban vitamin C, zink dhe selenium që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, së bashku me vitaminën D që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Çlirimin optimal të energjisë

  • Mëlçia shërben si depo për nutrientët dhe si rregullatore e çlirimit të energjisë për organizmin. Liverel ofron tiaminë (vitaminë B1) dhe folate që kontribuojnë në furnizmin me energjinë e nevojshme për metabolizmin.

Vitaminë D3

  • Roli i Vitaminës D në shumë funksione të shëndetit, ku përfshihet dhe funksionimi e rregullt të sistemit imunitar, është i njohur. Liverel ofron Vitaminë D3 me fuqi optimale, në një dozë prej 20mcg (800 IU). Vitamina D3 (cholecalciferol) është forma e preferuar e vitaminës D sepse është forma specifike që përdor trupi i njeriut dhe rrjedhimisht është me efektive se format e tjera siç është vitamina D2 e përdorur në shumë suplemente të tjera.

Bazuar në studimet më të fundit

  • Liverel është krijuar me ndihmën e disa prej shkencëtareve dhe nutricionistëve më të mirë në fushën e kërkimeve mbi rolin e nutrientëve në shëndetin e mëlçisë.

Udhëzime mbi përdorimin

Dy tableta në ditë me vaktin kryesor. Sygjerohet të merret me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkalo dozën e rekomanduar. Përdorimi mund të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme.

    bottom of page