The Ordinary – The Bright Set
The Ordinary The Bright Set
The Bright Set nga The Ordinday është një set trajtues dhe ndriçues për lëkurën që kombinon eksfolimin, hidratimin dhe reduktimin e njollave për të përmirësuar tonin jo uniform, shkëlqimin natyral dhe pamjen e përgjithshme të fytyrës, duke e lënë lëkurën më të pastër, më të lëmuar dhe më rrezatuese.
Çfarë përmban seti?
The Ordinary Glycolic Acid 7% Exfoliating Toner (100ml)
The Ordinary Alpha Arbutin 2% + HA (30ml)
The Ordinary Caffeine Solution 5% + EGCG (30ml)
The Ordinary Glycolic Acid 7% Exfoliating Toner
Toner eksfoliues me Glycolic Acid 7% që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e sipërfaqes së lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së saj për një pamje më të ndritshme dhe uniforme. Formula ndihmon në reduktimin e pamjes së njollave, shenjave pas akneve dhe zbehjes së lëkurës, ndërsa përbërësit qetësues si Aloe Vera dhe Tasmanian Pepperberry ndihmojnë në minimizimin e irritimit dhe mbajtjen e lëkurës të balancuar. Pas përdorimit të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e freskët dhe me më shumë shkëlqim natyral.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdoret në mbrëmje pas pastrimit të fytyrës. Aplikohet me pambuk në fytyrë dhe qafë duke shmangur zonën e syve. Nuk shpëlahet. Rekomandohet përdorimi 2–3 herë në javë në fillim dhe gjatë ditës duhet përdorur gjithmonë krem me SPF.
The Ordinary Alpha Arbutin 2% + HA
Serum ndriçues i formuluar me Alpha Arbutin 2% që ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit, njollave të errëta dhe shenjave pas akneve, duke përmirësuar gradualisht tonin jo uniform të lëkurës. Formula është e kombinuar me Hyaluronic Acid për të ofruar hidratim të thellë dhe për të mbajtur lëkurën të butë, elastike dhe të shëndetshme. Tekstura e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme dhe është e përshtatshme për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikohet disa pika në fytyrë në mëngjes dhe në mbrëmje para kremit hidratues. Mund të përdoret çdo ditë dhe rekomandohet kombinimi me SPF gjatë ditës për rezultate më të mira kundër njollave.
The Ordinary Caffeine Solution 5% + EGCG
Serum i lehtë për zonën e syve i pasuruar me Caffeine 5% dhe EGCG nga çaji jeshil, i krijuar për të reduktuar fryrjen, shenjat e lodhjes dhe pamjen e rrathëve të errët poshtë syve. Formula ndihmon në freskimin dhe rigjallërimin e zonës delikate të syve duke e bërë pamjen më të pushuar dhe më të ndritshme. Tekstura absorbohet shpejt dhe mund të përdoret lehtësisht para kremit të syve apo makeup-it.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikohet një sasi e vogël në zonën poshtë syve në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhohet lehtë me majat e gishtave deri sa të përthithet plotësisht.
