top of page

Pharmaceris – Sebo-Almond-Claris Bacteriostatic Solution

2480 LekëPrice
Quantity

Pharmaceris – Sebo-Almond-Claris Bacteriostatic Solution

Produkt për larjen e lëkurës së prekur nga aknet, me lezione inflamatore të moderuara deri në intensive dhe me tendencë për të zhvilluar plagë dhe njolla të shkaktuara nga aknet.I dedikuar per zonat e lëkurës më të ekspozuara ndaj akneve; mund të përdoret edhe për të parandaluar aknet.

  • Solucioni ka veti të fuqishme bakteriostatike, duke frenuar plotësisht rritjen e baktereve dhe formimin e akneve.

  • Pastron thellësisht lëkurën dhe rregullon sekretimin e sebumit për të parandaluar rritjen e baktereve dhe formimin e njollave të reja.

  • Acidi mandelik eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës, duke zhbllokuar fiziologjikisht poret e lëkurës.

  • Heq shtresëzimin e tepërt dhe zbut lëkurën. Stimulon rigjenerimin dhe rinovimin e lëkurës.

  • Ekstrakti i limonit dhe lëvozhga e frutave zbardhin njollat dhe barazojnë tonin e lëkurës.

  • Produkti nuk shkakton tharje të lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin

Lagni një tampon pambuku me locionin dhe pastroni zonat e lëkurës të prekura nga  aknet.Përdoreni dy herë në ditë – në mëngjes dhe para gjumit – në lëkurë të pastruar.

    bottom of page