top of page

Pharmaceris – Meladermix Peel

4992 LekëPrice
Quantity

Pharmaceris Meladermix Peel Exfoliating

Pharmaceris Meladermix Peel Exfoliating është krijuar posaçërisht për të trajtuar njollat, tonin e pabarabartë të lëkurës, rrudhat e imëta. Formula shumë e përqendruar me acid glikolik, acid laktik dhe acid mandelik ka një efekt të provuar ndriçues të lëkurës që redukton njollat dhe stimulon rinovimin e qelizave. E bazuar në acide 20% ka një efekt në shumë nivele në procesin e melanogjenezës si eksfolimi dhe mbrojtja e  lëkurës nga intensifikimi i njollave ekzistuese dhe parandalimi i formimit të njollave të reja. Zbardh njollat, barazon tonin e lëkurës dhe rikthen pigmentimin natyral.

  • Redukton njollat.

  • Stimulon rinovimin e qelizave.

  • Redukton dukshmërinë e plagëve dhe poreve.

  • E bën lëkurën më të lëmuar dhe më të fortë.

  • Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Përbërësit aktivë

  • Acidi Glikolik – Eksfolion qelizat e vdekura të epidermës.

  • Acidi Laktik – Efekt eksfoljues, hidratues dhe rigjenerues. Rregullon pH dhe e mban atë në një nivel të ulët fiziologjik, duke ju mbrojtur kundër acarimeve dhe skuqjeve.

  • Acidi Mandelik – Veti antibakteriale, anti-inflamatore, eksfolon butësisht qelizat e vdekura.

  • Betaine – Efekte hidratuese, qetësuese, kundër plakjes dhe kundër rrudhave.

Indikacionet

  • Rekomandohet për përdorim (fytyrë, qafë, dekolte, krahë, duar) si trajtim për lëkurën me njolla dhe ton të pabarabartë të lëkurës, rrudha të imëta.

  • Për përdorim në zonat e prekura nga ndryshimet e pigmentimit si p.sh. njollat ​​e moshës, njollat ​​post-inflamatore, njollat ​​e diellit, njollat pas shtatëzanisë.

  • Preparati tolerohet mirë për t’u përdorur si një trajtim intensiv eksfoljimi dhe zbardhues për njollat gjithashtu edhe për lëkurën e ndjeshme dhe tepër reaktive ndaj nikelit.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Aplikojeni në zonat problematike të lëkurës 2-3 herë në javë në mbrëmje.

  • Gjatë aplikimit të parë kryeni një test tolerance në një zonë të vogël të lëkurës.

  • Aplikojeni në lëkurë të pastruar, duke shmangur zonën e syve dhe gojës.

  • Gjatë trajtimit shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë të lëkurës në diell dhe përdorni fotoproteksion shumë të lartë.

    bottom of page