Pharmaceris – Foliacti
Pharmaceris Foliacti
Produkti parandalon krijimin e strijave dhe forcon strukturën e lëkurës së dobësuar dhe tepër të ndjeshme gjatë shtatzënisë.
Rekomandohet për përdorim nga gratë që nga muaji i katërt i shtatzanisë, nënat në gji dhe personat e prirur ndaj luhatjeve të peshës.
Për të ruajtur elasticitetin natyral të lëkurës që mund të rrezikohet gjatë shtimit të shpejtë të peshës, përdorni kremin dy herë në ditë, në mëngjes dhe para gjumit.
Produkti është i sigurtë për t’u përdorur nga gratë shtatzëna që nga tremujori i dytë.
Përbërësit kryesor:
Acidi folik nxit rigjenerimin e lëkurës. Riparon në mënyrë efektive dhe parandalon dëmtimin e ADN-së. Stimulon sintezën e kolagjenit dhe elastinës për ta bërë lëkurën më elastike dhe për të rritur aftësinë e saj për t’u shtrirë.
Fito-kompleks ka një efekt lokal reduktues të strijave dhe forcues të lëkurës. Parandalon depozitimin e yndyrës në zonat e trupit ku ka më shumë gjasa të grumbullohet (si në bark, kofshë, vithet dhe ije), dhe ndihmon lëkurën të rigjenerohet dhe të bëhet më e lëmuar.
Vaj pambuku redukton humbjen transepidermale të ujit dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës natyrore mbrojtëse të lëkurës. Ajo ushqen dhe zbut lëkurën, duke rivendosur shtresën natyrale lipidike në sipërfaqen e saj.
Vitamina E e ashtuquajtura vitaminë e rinisë me veti të konsiderueshme antioksidante mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe agresorët e mjedisit. Hidraton lëkurën dhe nxit riparimin dhe rigjenerimin e saj.
Efektet
Përmirëson elasticitetin 75% .
Zbut lëkurën 65% .
Rekomanduar nga mjekë gjinekologë dhe obstetër.
Testuar klinikisht dhe dermatologjikisht.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdoreni çdo ditë në mëngjes dhe para gjumit në zonat e trupit ku ka më shumë gjasa të zhvillohen strijat.
Aplikoni kremin butësisht lart me lëvizje rrethore mbi bark, ije, kofshët dhe vithe.Shmangni masazhet intensive, shtrirjen e lëkurës ose çdo presion mekanik në bark.
