top of page

Now – Creatine Monohydrate Powder

2580 LekëPrice
Quantity

Now Creatine Monohydrate Powder

Kreatina është një përbërës që gjendet natyrshëm në trup, kryesisht në muskujt skeletorë. Funksioni i kreatinës është të shërbejë si një pararendës i adenozinës trifosfatit (ATP) forma e energjisë kimike që përdoret nga të gjitha qelizat. Depot e kreatinës në trup krijojnë një rezervë me ATP lehtësisht të përdorshme për prodhimin e energjisë. Studimet kanë treguar se plotësimi nevojave për kreatinë mund të ndihmojë në ruajtjen e indeve ekzistuese muskulore, të mbështesë rritjen dhe zhvillimin e masës trupore jo-dhjamore dhe të promovojë performancën optimale gjatë periudhave të shkurtra të ushtrimeve intensive.

Udhëzime mbi përdorimin

Përzieni 1/2 lugë çaji në lëng frutash ose lëng tjetër të ëmbëlsuar 3 deri në 4 herë në ditë para dhe pas stërvitjes për 7 ditët e para. Më pas për përdorim mirëmbajtjes konsumojeni 1 deri në 3 herë në ditë ku secila dozë të jetë 3-4 orë larg njëra tjetrës. Për përdorim të vazhdueshëm përtej 28 ditësh përdorni mund të përdoret një herë në ditë. Konsumoni shumë lëngje kur përdorni këtë produkt. Ruajeni në një vend të freskët, të thatë dhe të errët pas hapjes.

Kujdes! Vetëm për të rriturit. Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzanë/në gji, nëse merrni medikament ose keni një gjendje mjekësore (sidomos nëse keni problematika te sistemit renal). Mbajeni larg fëmijëve.

    bottom of page