KIT & KIN – Toilet Cleaner
KIT & KIN Toilet Cleaner
KIT & KIN Toilet Cleaner është një pastrues tualeti me bazë bimore, i biodegradueshëm, i formuluar për të vrarë bakteret, për të tretur paptërtitë dhe për të freskuar tualetin pa përdorimin e zbardhuesve kimikë të ashpër ose toksinave. Produkti është vegan dhe është krijuar me përbërës natyralë, të kombinuar me vajra esencialë pishe dhe kedri për një aromë natyrale druri.
Në 2 versione me të njejtën formulë shishe 500ml dhe format rimbushës 1L. Formati refill vjen në një paketim minimalist, i projektuar për të mbushur shishen ekzistuese dhe për të zvogëluar mbetjet.
Karakteristikat kryesore
Formulë 100% me origjinë natyrale me bazë bimore, pa zbardhues të ashpër, amoniak, fosfate ose petrokimikate.
Pastrim efektiv, i projektuar për të vrarë bakteret dhe për të hequr mbetjet, duke qenë më i butë se pastruesit tradicionalë.
Vegan dhe i prodhuar etikisht, pa testime në kafshë.
Biodegradues, zbërthehet natyrshëm dhe është më i mirë për mjedisin.
Aromë natyrale e këndshme falë vajrave esencialë të pishës dhe kedrit.
Pastruesi i tualetit ka një pH acid (rreth 2.1-2.5), i cili ndihmon në zbërthimin e njollave dhe grumbullimit të mineraleve.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni nën buzën e tualetit, sidomos gjatë natës për rezultate më të mira. Lëreni formulën të veprojë kundër papastërtive dhe baktereve gjatë natës. Në mëngjes, fërkojeni me një furçë tualeti dhe më pas shpëlajeni me ujë.
