top of page

Kit & Kin – Hair & Body Wash

1800 LekëPrice
Quantity

Kit & Kin Hair & Body Wash

E përkryer për t’i ofruar lëkurës dhe flokëve delikate të të voglit tuaj një pastërti delikate. Shampoja Kit & Kin e vlerësuar me çmime, është plotësisht pa kimikate të ashpra dhe aromatizues sintetikë. Lë flokët dhe lëkurën të ndjehen super të butë.

Me një formulë për reduktimin e rrezikut të irritimit të syve, aprovuar nga dermatologët dhe çertifikuar nga Soil Association. Aroma e e ekstrakteve të mangos dhe luleshtrydhes do të bëjë që lëkura e të voglit tuaj të ndihet e butë dhe do të ketë aromë të këndshme.

Nuk përmban parabene, silikone, ngjyrues, aromatizues sintetik, mbartës të formaldehidit, gluten, PEG ose alergjenët më të zakonshëm.

Përbërësit aktive

  • Aloe Vera ofron cilësi anti-inflamatore, antimikrobike, antioksiduese, hidratuese dhe qetësuese, kundër kruajtjes për lëkurën.

  • Uji i livandës i freskët dhe aromatik me veti qetësuese, rinovuese dhe rigjeneruese të lëkurës.

  • Ekstrakt mango përmban nivele të larta të antioksidantëve dhe vitaminave të dobishme A, C dhe E.

  • Ekstrakt Marshmallow përdoret për trajtimin e sëmundjeve inflamatore të lëkurës si ekzema dhe dermatiti i kontaktit.

  • Pentavitin® hidratues për trupin, ndjeni hidratimi të thellë e lë lëkurën dukshëm më të lëmuar.

  • Ekstrakt i luleshtrydhes me përmbajtjen e tij të lartë të fitosteroleve, ai ka veti të mahnitshme antioksiduese dhe pastruese të radikaleve të lira, si dhe ofron ndihmë anti-inflamatore për lëkurën e skuqur, një rritje në aftësitë mbrojtëse të barrierës së lëkurës, një reduktim të humbjes transepidermale të ujit (TEWL), një reduktim të kruajtjes dhe tharjes së lëkurës. Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së lëkurës së dëmtuar nga kushtet e jashtme atmosferike. Burim i mirë i vitaminës C.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni shampon në flokë dhe lëkurë të lagur. I sigurtë për larje të përditshme, vetëm për përdorim të jashtëm.

    bottom of page