top of page

Curasept – Whitening Mouthwash

1030 Lekë Regular Price
979 LekëSale Price
Quantity

Curasept Whitening është një produkt me peroksid karbamidi i dedikuar për ata që duan të ruajnë bardhësinë natyrale të dhëmbëve. Falë veprimit të tij të gjerë ai ndërhyn në të gjithë sipërfaqen e dhëmbit, ruan ngjyrën e bardhë në mënyrë të plotë dhe afatgjatë, pa dëmtuar smaltin. Redukton pllakën bakteriale, forcon smaltin duke e mbrojtur kundër prishjes së dhëmbëve, parandalon gurët dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Mbron thellësisht dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe zgavrën e gojës.

 Përbërësit aktivë

  • Peroksidi i karbamidit vepron në mënyrë efektive në zbardhjen e dhëmbëve me një efekt afatgjatë

  • Acidi fitik ruan bardhësinë pasi vepron si agjent kelatues i kalciumit.

  • Vajrat esencialë ofrojnë përfitime të rëndësishme për mbrojtje të plotë dhe veprojnë kundër pllakës dhe halitozës.

 Veprimet

  • Veprim zbardhues.

  • I butë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

  • Lufton erën e keqe të gojës.

 Përdorimi:

Bëni një shpëlarje për 1 minutë me 20 ml të produktit (duke përdorur kapakun matës) pas larjes normale të dhëmbëve. Përsëriteni aplikimin të paktën dy herë në ditë.

Shënim: Mbajeni larg fëmijëve.

    bottom of page