Chicco – Natural Sensation Body Lotion (0m+)
Chicco Natural Sensation Body Lotion
Ushqen thellësisht lëkurën e foshnjës që në përdorimin e parë, duke ruajtur nivelin e duhur të hidratimit. Përdorimi i përditshëm mbron dhe forcon barrieren natyrale të lëkurës gjatë gjithë ditës.
Ka teksturë të këndshme për aplikim dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme. E lë lëkurën të butë dhe të mëndafshtë, hidratim i garantuar falë pranisë së përbërësve hidrofilë dhe lipideve të cilat krijojnë një efekt barrierë për të reduktuar humbjen e lagështisë nga lëkura.
Përbërësit kryesorë
Gjalpë Shea ka funksion barrierë dhe veprim rigjenerues
Vitaminë E për veprim qetësues dhe mbrojtës
Vaj orizi, vaj bajame të ëmbël dhe alantoinë për veprim ushqyes dhe zbutës
PCA natriumi, laktat natriumi, fruktoza, glicinë, niacinamide, ure, inositol me funksion hidratues
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe të pastër, duke masazhuar butësisht derisa të përthithet plotësisht.
