top of page

Bioderma – Atoderm Ultra Nourishing Cream

2736 Lekë Regular Price
2189 LekëSale Price
Quantity

Bioderma Atoderm Ultra Nourishing Cream

I formuluar me Skin Protect Complex™ që përmban vitaminë PP dhe një kombinim të dy sheqernave rikrijon fizikisht dhe biologjikisht një barrierë të shëndetshme të lëkurës dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e rezervave të ujit të lëkurës, duke i rikthyer lëkurës rehatinë.

Vitamina PP, duke stimuluar sintezën e lipideve, ndihmon në ristrukturimin e barrierës së lëkurës, përmirëson zhdërvjelltësinë e lëkurës dhe rikthen rehatinë e saj në mënyrë të qëndrueshme.

Kombinimi i sheqernave optimizon rezervat e ujit të lëkurës dhe lehtëson rrjedhën hidrike përmes shtresave të saj duke rritur sintezën e akuaporinave (kanaleve të ujit). Kjo siguron hidratim të thellë për 24 orë. Për të mbështetur këtë veprim, ky kombinim stimulon sintezën e acidit hialuronik, një molekulë shumë higroskopike (mbajtëse e ujit).

Prania e glicerinës dhe vazelinës në këtë përkujdesje ndihmon në korigjimin e mungesës së hidratimit të lëkurës, duke kapur ujë jashtë trupit.

  • Hidraton menjëherë dhe në mënyrë të qëndrueshme

  • Ofron butësi nga aplikimi i parë

  • Tolerancë shumë e mirë

  • Jo komedogjene

  • Pa aromatizues

Udhëzime mbi përdorimin

Vendosni Atoderm Crème në lëkurën tuaj pas pastrimit dhe masazhojeni butë derisa të thithet.

    bottom of page