top of page

Bioderma – Atoderm Stick Levres

1730 Lekë Regular Price
1384 LekëSale Price
Quantity

Bioderma – Atoderm Lèvres Moisturising Stick

Bioderma Atoderm Stick Lèvres është një zbutës ushqyes që ndihmon në qetësimin dhe mbrojtjen e buzëve të thata, shumë të thata dhe/ose të plasaritura.

Bioderma Atoderm Stick Lèvres është një balm ushqyes që ndihmon në rigjenerimin dhe zbutjen e lëkurës. Me një formulë unike, ofron rehati për buzët dhe një zgjidhje praktike për ti hidratuar dhe mbrojtur ato çdo ditë.

Përmban gjalpë Shea me veti të fuqishme ushqyese, i cili jo vetëm ushqen thellësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e buzëve. Gjithashtu përmban dyllë blete. Dylli i bletës ndihmon në mbrojtjen e buzëve nga agresorët e jashtëm. Për shkak të pranisë së ekstraktit Laminaria, ky stick gjithashtu ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e acarimit duke qenë ideal për t’i lënë buzët e thata, shumë të thata dhe/ose të plasaritura përsëri të buta.

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Rezultati? Hidratim i shpejtë dhe rehati në lëkurë. Me një përfundim transparent dhe një aromë të këndshme mjedre, është i përkryer për të ofruar dhe siguruar, në çdo rast, rehati dhe mbrojtje për buzët.

Karakteristikat:

  • Ngjyrë transparente

  • Nuk ka mbulim

  • Formë praktike për aplikim

  • Indikohet për probleme me lëkurën si buzë të thata, shumë të thata dhe/ose të plasaritura

  • Mund të aplikohet gjatë gjithë ditës, aq shpesh sa është e nevojshme

  • Mosha e përshtatshme 3+

  • I përshatshëm për të gjitha llojet e lëkurës

Përfitimet kryesore:

  • Ushqen në thellësi dhe zbut buzët, krijon një barrierë të qëndrueshme që mbron buzët, ofron rehati dhe i lë ato të buta.

  • Ka një aromë të këndshme mjedre.

  • I lehtë për t’u aplikuar dhe transparent.

  • Formuluar pa alkool, pa parabene.

Përbërësit kryesorë:

  • Dylli i bletës krijon një barrierë të qëndrueshme që mbron buzët

  • Ekstrakti Laminaria ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e acarimit

  • Gjalpi Shea ka veti unike ushqyese. Jo vetëm që mund të ushqejë thellësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e buzëve, duke ofruar rehati.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni Bioderma Atoderm Stick Lèvres çdo ditë në buzët e pastra dhe të thata. Riaplikoni sa herë të dëshironi gjatë gjithë ditës.

    bottom of page